Një valixhe e braktisur në park dhe britmat tronditëse që vinin prej saj kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në një park të provincës Hunan, në Kinë.

E mbyllur brenda valixhes, një femër që thërriste për ndihmë.

Sipas People’s Daily Online, gruaja, pasi është shpëtuar nga kalimtarët, ka kërkuar menjëherë ndihmën e policisë.

Para hetuesve, ajo ka rrëfyer se ishte përdhunuar nga një fqinj i saj, i cili më pas e kishte detyruar të futej në një valixhe dhe e kishte mbyllur brenda.

“Nuk e dija se çfarë do të bënte me mua, nuk dija cili do të ishte fati im”,- është shprehur gruaja para forcave të rendit.

Përdhunuesi i saj e ka braktisur në një zonë të izoluar të parkut, por fatmirësisht britmat e saj janë dëgjuar nga kalimtarët.

Përdhunuesi, në tentativë për t’i shpëtuar policisë, është hedhur në një liqen, por ky veprim nuk e ka shpëtuar nga prangat.

Gruaja i është nënshtruar kontrollit shëndetësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e saj është e mirë.