Futbollistët dihet se ka momente që lajthisin, por rasti i mesfushorit të Mançester Sitit, Fabian Delf është i rrallë. Në një video të postuar në “Youtube”, Delf rrëfen se sheh njerëz të vdekur dhe fantazma. Po..po e lexuat mirë dhe kjo gjë duket shqetësuese. Mesfushori i Mançester Sitit deklaron se kur ka nënshkruar me Birmingemin, fantazmat kanë rrethuar hotelin ku ai qëndronte, ndërsa kur ka qenë në Jorkshajr, Delf ka parë shumë fantazma që tërhiqnin trupa drejt ballkonit.
“Deri tani kam parë 4 fantazma. Kur firmosa me Aston Vilën, në dhomën time të hotelin ndodhën gjera të çuditshme dhe sendet lëviznin vetë”. “Pas vetëm 4 muajsh kam parë edhe dy fantazma të tjera të cilat rrinin në dhomën time të hotelit. Në duar mbanin një trup dhe më pas kanë shkuar drejt ballkonit dhe janë zhdukur”.
Mbetet të vërtetohet nga psikologët nëse truri i mesfushorit Delf ka ikur me pushime, apo ky i fundit thjesht dëshiron të tërheqë pak vëmendjen mediatike.





