SHBA, 25 shkurt 2013 – Një shtetas amerikan nga Ohaio deklaroi se pa imazhin e birit të zotit në një glasë zogu. Siç raportojnë mediat amerikane Jim Lawry pa imazhin e Jezusit në glasën, të cilën një zog i panjohur e la në xhamin e përparmë të makinës së tij. Lawry, i tronditur nga ajo që pa, e fotografoi dukurinë nga disa këndvështrime të ndryshme dhe i dërgoi imazhet në televizion. Lawry ishte aq i habitur nga ajo që i panë sytë saqë thirri miqtë dhe të afërmit e tij që ta shihnin me sytë e tyre atë që kishte ndodhur.
Fytyra e Mesisë më parë është gjetur në çamçakëz, në njolla salce, në një kolonë dhe në derën e WC të dyqanit IKEA. Shumë popullor është edhe fenomeni i shfaqjes së fytyrës së Virgjëreshës Mari. Për shembull, në një tigan, në dardhë, në trung peme dhe në një sanduiç të kafshuar. Ky i fundit u shit në eBay për 28 mijë dollarë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/