Turqi, 13 maj 2014 – Një qenie e çuditshme ka lindur në një fsaht në Turqi. Një qengj i sapolindur ka fytyrë të ngjashme me atë të njeriut. Kafsha e vogël që duket e ngordhur ka buzë të theksuara, hundë të vogël dhe mjekër të ngjashme me formën e fytyrës së njeriut.
Krijesa ka habitur stafin veterinar tënjë fshati pranë Izmirit, në Turqi. Fytyra e qengjit është aq e ngjashme me atë të njeriut sa duket si pjesë nga një film fantashkencë.
Kafsha lindi nga një operacion çazarian. Nuk është e qartë se nga është shkaktuar një mutacion i tillë, por dyshohet që të jetë tepri e vitaminës A në trupin e nënës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





