SHBA, 10 korrik 2014 – “Nuk e doja më”. Me këtë frazë Nikole “Nikki” Kelly, 22 vjeçarja nga Nju Jorku e ka justifikuar vrasjen e djalit të saj 11 muajsh para policisë.

Gruaja ka mbytur fëmijën e saj dhe më pas ka publikuar fotot e kufomës së vogëlushit në Facebook, duke i shoqëruar me mesazhin 'RIP Tinkabutt'.

Ajo akuzohet për vrasjen e djalit të saj Kiam Felix Jr., të cilin e ka mbledhur me një çarçaf duke i bllokuar frymëmarrjen.

Hetuesit zbulojnë edhe një të dhënë tjetër shokuese rreth kësaj ngjarje që tronditi opinionin publik.

Kiam, kur është dërguar në spital, ishte veshur me këmishë të bardhë, kravatë dhe pantallona.

Ndërkohë që ai kishte vdekur, nëna e tij vazhdonte komentonte në Facebook: “Më ka marrë malli për djalin tim dhe do doja të kishte ndonjë mënyrë për ta rikthyer në jetë. Ndihem keq që jamë mamaja e tij dhe kisha për detyrë ta mbroja. E di që shpirti i tij do të jetë gjithnjë rreth meje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/