21 maj 2014 – Sipas Opposing Views, të martën, një grua në Arizona është arrestuar pasi kishte abuzuar me vajzën tre vjeçare të dashurit të saj, deri në atë shkallë sa e detyroi ta hajë jashtëqitjen e saj.
Sipas policisë Tempe, Nicole Candelaria (27 vjeçe) akuzohet nga gjykata për abuzim me fëmijët dhe dhunë familjare. Raporti përshkruan në detale se si ajo kishte mavijosur këmbët, shpinën dhe krahët e vajzës, duke shtuar këtu edhe lëndime të tjera në ije.
Pas gjashtë ditë qëndrimi me babin e saj dhe Candelaria, vajza u kthye në shtëpi të nëna e saj ku u dha lajmi i tmerrshëm: Ajo madje u pastrua totalisht, pasi Candelaria e detyroi atë që të hajë nevojën e saj.
Dy motrat e saj, që ishin dëshmitare të këtij abuzimi, kanë bërë deklarata të njëjta në stacionin e policisë.
Në lidhje me arrestimin e saj, Candelaria ka mohuar këto ngjarje dhe ka thënë se vajza është një gënjeshtare e madhe. Pavarësisht kësaj, ajo është arrestuar dhe është dërguarnë burgun e qytetit Tempe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





