SHBA, 17 maj 2014 – Shpirti i Majkëll Xhekson duket se nuk ka gjetur ende paqe, përderisa shfaqet në një event të organizuar në nder të tij.

Mesa duhet këngëtari i famshëm nuk jeton vetëm përmes këngëve të tij, por shfaqet edhe si fantazëm në botën tonë.

Të paktën këtë të bën të aludosh një foto e shkrepur nga një fans i këngëtarit.   

Reece Saava, 14 vjeç, ishte duke pritur në rradhë për të marrë një autograf nga një sozi e Majkëll Xhekson pas një koncerti të organizuar në nderim të këngëtarit të ndarë nga jeta tre vite më parë, kur shkrepi këtë foto.

Ai e vuri re hijen e çuditshme vetëm dy ditë më vonë, ndërsa së bashku me shokët e tij po shihnin fotot.

“Unë nuk besoj tek fantazmat, por në foto duket qartë imazhi i Majkëllit”,- thotë 14 vjeçari.  

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/