21 prill 2014 – E përditshmja boshnjake “Oslobodjenje” ka publikuar një foto ku tregohet sesi kriminelët e bandës së Arkanit spërkasin me benzinë një shqiptar në Bijeljina të Bosnjës.

Dy paramilitarët serbë janë pjesë e grupit “Tigrat e Arkanit”.

“Një i ri, i cili shihet në fotografi duke u rrahur nga dy ushtarë të Arkanit në Bijeljina. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Bijeljina. Fotografia e tij gjatë agresionit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka përshkuar tërë botën”, shkruan “Oslobodjenje”.

Fotografia besohet se është bërë nga fotoreporteri amerikan i luftës, Ron Haviv dhe djali shqiptar që keqtrajtohet quhet Almir, i cili është marrë për t’u keqtrajtuar nga serbët së bashku me vëllain e tij, Ibrahimin.

Nuk dihet nëse ai është shqiptar i Kosovës apo Maqedonisë, apo shqiptar që ka jetuar në Bosnje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/