3 nëntor 2015 – Liviu Petrache, trajner i një ekipi të rinjsh rumun, është protagonist i një nga videove më të klikuara në YouTube të momentit. Ky trajner shihet duke dhunuar brutalisht një nga lojtarët e tij që po qëndron në stol. Ai godet me shkelm disa herë adoleshentin para se të kthejë vëmendjen nga ndeshja që po luhet në fushë.
Sipas lojtarit, trajneri e rrahu pasi mendonte si ai kishte organizuar shokët e skuadrës për të shkuar në një "fast food", duke qenë se darka e përgatitur nga kuzhinierët e skuadrës nuk i pëlqente.
Federata Rumune e Futbollit ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
/portali DurresLajm/