11 mars 2015 – Videoja i përket një ndeshjeje mes dy ekipesh fëmijësh në Rusi. Bëhet fjalë për takimin Lokomotiv Moska-Brateevo Moska. Deri këtu jemi në rregull, por vjen një moment gjatë ndeshjes kur një prej trajnerëve thërret pranë vetes e më pas godet dhunshëm një prej fëmijëve. Shpresojmë që ky trajner të ketë marrë dënimin e merituar dhe të mos lejohet të trajnojë më fëmijë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/