Shoqata “Çamëria” dega Vlorë ka reaguar pas vrasjes së Rexhep Ismailit, i cili ka qenë edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Sarandë, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të palëkundur të çështjes çame.

Në një reagim, shoqata shpreh dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Ismailit dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shoqata “Çamëria” dega Vlorë dënon vrasjen dhe u bën thirrje autoriteteve për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të ngjarjes.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.

Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.