Shoqata “Durrësi Autokton” feston sot 31 vjetorin e themelimit.

Në këtë ditë të veçantë, drejtuesit dhe anëtarët e saj kanë nderuar “nismëtarët e saj që janë të shumtë në numër, por më kryesorët janë: Dr. Koçi Moisiu (kryetari i parë i saj), Dr. Ali Sula, Prof. Halil Myderrizi, Dr. Zef Kaçulini, Shpëtim Metani, të cilët ngritën shoqatën në nivelë të lartë dhe shumë shpejt u bë e njohur në të gjithë vendin”.

Në një postim në adresën zyrtare të shoqatës, ndër të tjera theksohet se deri më sot pranë saj janë të anëtarësuar rreth 7000 qytetarë si: intelektual, artist, shkrimtar, inxhinier, arkeolog, djem dhe vajza të reja, por dhe biznese të ndryshme të qytetit, të cilët kontribojnë dhe mbështesin çdo aktivitet.

Postimi i plotë:

🎗 Kujtojmë sot 3️⃣1️⃣ vjetorin e themelimit të shoqatës “Durrësi” ku nderojmë me respekt të veçantë nismëtarët e saj që janë të shumtë në numër, por më kryesorët janë: Dr. Koçi Moisiu (kryetari i parë i saj), Dr. Ali Sula, Prof. Halil Myderrizi, Dr. Zef Kaçulini, Shpëtim Metani 👥 të cilët ngritën shoqatën në nivelë të lartë dhe shumë shpejt u bë e njohur në të gjithë vendin.

Aktivitetet e saj në drejtim të evidentimit të qytetarëve me kontribute për qytetin, të cilët vazhdojnë edhe sot në të njëjtin ritëm dhe festimit e 3 festave që tashmë janë bërë tradicionale për durrsakët 1. Festë Ulliri 2. Festa e Pranverës 3. Festë Deti

Deri më sot pranë shoqatës sonë janë të anëtarësuar rreth 7000 qytetarë si: intelektual, artist, shkrimtar, inxhinier, arkeolog, djem dhe vajza të reja por dhe biznese të ndryshme të qytetit tonë të cilët kontribojnë dhe mbështesin çdo aktivitet të shoqatës sonë.

Drejtuesit e tanishëm të shoqatës “Durrësi Autokton” po punojnë për realizimin e zyrës në ambjente me standarte bashkohore & europiane për komunitetin, ku shumë shpejt do të jetë edhe një kënd me veprat e shkrimtarëve dhe artistësve durrsak por edhe arkivi digjital me fotografitë dhe filmimet ndër vite të shoqatës sonë por edhe një database me të dhënat qytetarëve të cilet janë nderuar ndër vite nga shoqata jonë.

Shoqata jonë ka krijuar dhe marrëdhënie bashkëpunimi me shoqata të cilat kanë të njëjtin statut për evidentimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit si organizatat: Durrësi Aktiv, Media Amfora, Bicycle Durrës etj. Në kuadër të aktiviteteve artistike dhe kulturore në qytetin tonë, shoqata “Durrësi Autokton” ka mbështetur dhe përkrahur disa aktivitete dhe nisma me prezencën dhe organizimin e tyre të promovimeve librash të autorëve të rinj, ekspozita fotografie & pikture dhe nisma rinore.

Shoqata jonë është e hapur edhe mirëpret çdo sugjerim për të mirën e qytetit dhe qyteravë ku nisma të tilla do të vejnë pushtetin lokal dhe qëndror në lëvizje për të punuar sa më shumë në interes të qytetit tonë Durrësit.

#shda

#shoqatadurresiautokton

#31vjet#

përqytetindheqytetaret