Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në doganën e Qafë Thanës ka pasur hyrje të pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave.

Kamionët kanë kryer veprimet në të dyja doganat dhe më pas i janë nënshtruar kontrollit në skaner.

Kamionistët nga Maqedonia e Veriut thonë se greva lidhet me ditët e qëndrimit në vendet e BE-së dhe, sipas njoftimit, ditët e qëndrimit të tyre do të numërohen. Kjo sjell pasoja, pasi koha e qëndrimit të tyre në vendet e BE-së është e kufizuar.

Ministria e Transporteve e Maqedonisë së Veriut, sipas tyre, e ka mbështetur grevën dhe pritet një reagim nga vendet e BE-së.