Ditën e hënë në sallën e Kinemasë së garnizonit “Skënderbej”, Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Rezervë të RSH organizoi një aktivitet të veçantë në kuadrin e 75-vjetorit të CIOR.

Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të Kryesisë së SHKURSh, ish drejtues dhe presidenti aktual zoti Hamit Gojani, drejtues dhe anëtarë të Shoqatës në qarqe, familjarë të ushtarakëve në rezervë, përfaqesues të Shoqatës së ushtarakëve të vendeve fqinje, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, etj.

Gjithashtu aktivitetin e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

Fillimisht u ekzekutua Hymni i CIOR, Hymni ynë Kombëtar dhe u mbajt një minutë heshtje për ish-presidentin e SHKURSh, te ndjerin, Kol{R} Mehdi Pogace.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës, N/kolonel{R}, Arben Mollaj, mbasi i uroi mireseardhjen pjesmarësve, prezantoi programin e këtij takimi.

Në vijim u shfaq një dokumentar historik për krijimin dhe funksionimin e CIOR, si dhe dhe rruga e ndjekur nga SHKURSh, përpjekjet e saj shumëvjecarë për tu anëtarësuar në këtë shoqatë të rëndësishme të ushtarakëve rezervë të NATO-s.

Presidenti i CIOR, N/Kol{R], Tomas Luman, në pamundësi për të ardhur në këtë aktivitet, e përshëndeti atë me një mesazh të vecantë, ku vlerësoi rolin e SHKURSh në këtë organizatë të rëndësishme të ushtarakëve në rezervë të NATO-s dhe perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ndërkohë dy ish presidentë të Shoqatës, Kol{R} Zyhdi Kroi e Thoma Konduri dhe Kol{R} Enver Hajdari, Zv/President i Shoqatës, sollën në vemëndje punën, veshtirësitë e hasura dhe eksperiencën e tyre si anëtarë dhe drejtues të Shoqatës për disa periudha të vecanta.

Gjithashtu takimin e përshëndetën Presidenti i shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, PhD Goce Georgiev dhe Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve rezervë të Maqedonisë së Veriut Zhelko Vukich.

Ata sollën përvojën e tyre në funksionimin e shoqatave të ushtarakëve në vendet respektive, hapësirat e krijuara nga qeveritë e tyre, bashkëpunimin e frutshëm me SHKURSh dhe shprehën mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga SHKURSH për anëtarësimin në strukturat e CIOR.

Më pas takimin e përshëndeti Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji, i cili së pari falenderoi ushtarakët në rezervë për kontributin e tyre të vecantë në FA shqiptare dhe trashëgimine e vyer që ata i lanë brezave të ushtarakëve shqiptarë.

Ndër të tjera Gjeneral Kingji theksoi,-“Me rastin e 75-vjetorit të Konfederatës Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë, pata kënaqësinë e veçantë të përshëndes dhe falenderoj nga afër ish-ushtarakët tanë, veteranë dhe në rezervë, për shërbimin dhe kontributin e tyre të çmuar që ndër vite i kanë dhënë ushtrisë shqiptare. Ky komunitet është simbol i virtyteve të larta ushtarake që zë një vend të respektuar në FARSH dhe shoqërinë tonë në terësi.

Ai gjithashtu vlerësoi aktivitetin si një takim brezash dhe miqsh të vlerave të përbashkëta. “Konfederata Ndëraleate e Oficerëve Rezervë është një zë i fuqishëm, që flet dhe mbështet me gjuhën e eksperiencës. CIOR jo vetëm që është zëri i rezervistëve në Aleancën e NATO-s, duke dhënë këshilla strategjike Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s për çështjet e rezervës, por edhe kontribuon drejtpërdrejt në qëllimet e NATO-s, duke promovuar bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë midis forcave rezervë brenda Aleancës dhe partnerëve të saj”, theksoi ndër të tjera Gjeneral Kingji.”

Në fund Shefi i Shtabit të FA, evidentoi punën e bërë për hartimin e ligjit mbi ushtarakët rezervë dhe përcolli mesazhin e bashkimit e unifikimit të Shoqatave në shkallë vendi. Gjenerali i uroi shëndet të gjithë ushtarakëve shqiptarë kudo që ndodhen!

Takimin e përshëndeti dhe përfaqsuesi nga pushteti vendor i Tiranës.

Ndërsa Presidenti aktual i Shoqatës, Zoti Hamit Gojani, bëri një analizë të gjendjes aktualëe të Shoqatës, detyrat e realizuara, përpjekjet e bërë për mbrojtjen e interesave social-ekonomike të ushtarakëve në rezervë, bashkëpunimin e Shoqatës me shoqatat partnere të NATO-s, detyrat e shoqatës përballë situatës të krijuar mbas konfliktit në Ukrainë, përgatitja e kuadrit ligjor e funksional të komponentit rezervist në vendin tonë, përmirësimit organizativ dhe shtrirjes së shoqatës në cdo qytet të vendit, krijimi i një databasse të vecantë për anëtarësinë në shkallë vendi, me nr. kontaktit, kordinimin e punës me QPR për përcjelljen e cdo ushtaraku me nderimet përkatëse, evidentimi i  familjeve të ushtarakëve në nevojë, etj.

Për realizmin e këtyre detyrave dhe objektivave, kryesia e Shoqatës dhe shoqatat në rrethe do hartojnë një program të vecantë me masat përkatëse.

Pjesë e aktivitetit ishte dhe shpërndarja e stimujve disa ishushtarakëve, veprimtarë të dalluar të Shoqatës dhe familjes së z. Mehdi Pogace,

Një stimul mirënjohje ju dha dhe SHSHP të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji, në respekt të mëbshtetjes së tij për Shoqatën.

Në mbyllje të aktivitetit pjesmarrësit ndoqën me interes një ekspozitë me botime të ishushtarakëve dhe bënë një foto të përbashkët.

Në nderim të delegacioneve mike të Shoqatave të ushtarakëve në rezervë të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, presidenti i Shoqatës, zoti Hamit Gojani shtroi një drekë të thjeshtë.

Midis shkrimit, Inbox.

  1. Cwshtw Cior?

Konfederata e Ndëraleate e Oficerëve Rezervë (CIOR) është Konfederata e shoqatave të oficerëve rezervë në NATO dhe më gjerë. CIOR është sanksionuar dhe njohur zyrtarisht nga NATO përmes dokumentit Komitetit Ushtarak “ MC 0248/2” për të ndihmuar dhe këshilluar për çështjet e rezervës.

CIOR eshte nje organizate joqeveritare, jo politike dhe jofitimrurese, e dedikuar per bashkepunim dhe solidaritet ndermjet  shoqatave kombetare te ushtarakeve rezerve Brenda Aleances Euroatlantike. Konfederata promovon dhe organizon masa të avancuara trajnimi, seminare ndërkombëtare dhe takime pune për oficerët rezervë.

Edhe para Luftës së Dytë Botërore kishte kontakte midis shoqatave të oficerëve rezervë të Belgjikës, Francës dhe Holandës ( Belgjikes Frances e Hollandes). Këto lidhje u ringjallën në vitin 1946 pas përfundimit të luftës. Më 20 nëntor 1948, ata çuan në kongresin e parë ne Belgjike dhe themelimin zyrtar të ” Konfederata e Ndëraleate e Oficerëve Rezervë”. Themelimi i saj lindi si nevoje e organizimit te ri politiko ushtarak ne kushtet  e reja gjeopolitike pas Luftes Dyte Boterore. Kjo i paraprin ne kohe themelimit te Aleances ushtarake Euro-Atlantike NATO (prill 1949).

Me kalimin e kohës u shtuan gradualisht vende të tjera: Luksemburgu (1952), Danimarka (1956), Greqia (1956), Shtetet e Bashkuara (1958), Italia (1960), Gjermania (1961), Britania e Madhe (1963), Kanadaja (1964) , Norvegjia (1966), Spanja (1992) dhe Estonia (1999). – (per cdo shtet qe prezantohet te jepet flamuri ne ekran).

Pas viteve 90 ne CIOR u pranuan fillimisht ne proframin e Parneritetit per paqe, edhe vendet e ish bllokut komunist me statusin e vezhguesit e me vone me plotesimin e kushteteve per anetaresim ne NATO, shoqatat e tjera u bene anetare me te drejta te plota ne CIOR.

          CIOR tani ka 34 vende pjesëmarrëse dhe e vezhguese, në këtë mënyrë përfaqëson 1 milion rezervistë. Është organizata më e madhe e oficerëve rezervë ushtarakë në botë. Finlanda eshte vendi i pranuar kohet e fundit, pas pranimit si anetare e NATO-s.

2.Letra e z. Tomas Luman.

3. SHKURSH dhe anëtaresimi në CIOR.

 Procedurat e hyrjes SHKURSH ne CIOR

  • Pjesë e rëndësishme e kontributit të SHKUR janë edhe arritjet e saj në fushën e integrimit Euroatlantik. Hapi i parë drejt anëtarësimit në CIOR ishte marrja e informacionit të nevojshëm mbi CIOR, masat që duheshin marrë, dokumentet që duheshin përgatitur se edhe pranimi në të bëhej gradualisht nëpërmjet statuseve: mik, vëzhgues dhe asocues, ndërsa anëtarësimi në të me të drejta të plota kushtëzohej me pranimin në NATO të vendit tonë. Kërkesat për njohje e bashkëpunim me shoqatat: Itali, Turqi dhe SHBA, por pa asnjë përgjigje pasi ne na mungonin mjetet e komunikimit, si faks, e-mail etj. Me vonë iu drejtuam Presidentit CIOR, por kjo kërkonte njohje dhe aprovim nga lidershipi SHP dhe MM.
  • Nepermjet ambasadorit te shqiperise ne Gjermani, z.Bashkim Zeneli dhe atasheut ushtarak ne gjermani Kolonel Beqir Skreli iu dergua kerkese Presidentit te CIOR , N/colonel Erik Thiri, për kushtet e pranimit tonë në CIOR, i cili ngarkoi shoqatën e ushtarakëve rezervë Gjermani. Një ndihmesë për ne ishte ish atasheu ushtarak I gjermanisë në shqipëri, Kol.Harmut Digutssch, i cili bashkëpunoi me ambasadorin dhe atasheun ushtarak shqiptar në gjermani, të cilët udhëzuan shoqatën tonë mbi hartimin e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Pasi u njohëm me mundësitë, filluam takimet e bisedat me stafet në SHP dhe MM. Ishte domosdoshmëri aprovimi i kërkesës nga vendimmarrësit, SHP dhe MM[1]. Por ndryshimet e qeverisë kërkuan të ribëjmë miratimin e lidërshipit për aplikim në 2001[2]. Në atë kohë theksohej se kushtet kryesore për pranim ishin: 1. Shoqata të jetë e njohur me vendim gjykate; 2. Të jetë shoqatë kombëtare;  3. Të njihet zyrtarisht nga autoritetet e larta të mbrojtjes.
  • Pasi përgatitëm dokumentacionin e nevojshëm me ftesë të presidentit CIOR në 2002 morëm pjesë në seminarin e Sllovenisë. Prezenca e SHKURSH në seminarin CIOR në Ljubjanë, Slloveni – 2002, bëri të mundur njohjen dhe shkëmbimin e eksperiencave me shoqatat ushtarake te NATO-s dhe atyre PfP.
  • Me ftesë të Presidentit të CIOR, N/kolonel Karsten Thuen (Danimarka), në korrik 2002 morëm pjesë në Kongresin e CIOR – në Strasburg, Francë. Gjatë zhvillimit të kongresit delegacioni ynë paraqiti  komitetit dokumentacionin e nevojshëm, ku aplikoi për të marrë statusin e vëzhguesit. Në mbledhjen e komitetit në mënyrë unanime shoqatës sonë iu dha statusi i vëzhguesit,[3]. i cili u pasua edhe ne dy vitet e ardhshme 2003 dhe 2004.
  • Me ftesë të Presidentit CIOR, N/Kolonel Filipe Imbolzano nga Italia, morëm pjesë në Kongresin e CIOR në Mahstrit, Hollandë (21-26 shkurt 2003). Në këtë kongres morëm pjesë me sattusit e Vëzhguesit.
  • 2003, me ftesë të CIOR, morëm pjesë në workshopin e CIOR në george Marshall Centre (Gjermani) në datat 13-16 nëntor 2003; dhe në 2004 në Kongresin e CIOR në Vjenë, Austri (26-31 korrik 2004), etj.
  • 17-19 prill 2005 delegacioni i CIOR, vizitoi Shqipërinë dhe u takua me autoritete të larta të mbrojtjes, MM dhe SHSHPFA, të cilët pas shkëmbimit të mendimeve dhe ideve, kërkuan opinionet e vendimmarresve për pranimin e shoqatës sonë në CIOR[4].
  • 1-8 Gusht 2005 në Gent, Belgjike, në Kongresin e CIOR-it,– Shqipëria mori statusin e Associuesit[5].
  • Pas shtatë viteve përfaqësimi në aktivitetet e CIOR, në Gusht 2009 në Kongresin e Sofjes, Bullgari, u pranuam me të drejta të plota në CIOR[6]. Tashmë shoqata jonë konsiderohet që mori pasaportën Eoroatlantike.
  • Pranimi në CIOR është frut i punës dhe i përpjekjeve disavjecare me pjesëmarrje në seminare, kongrese, takime e vizita të ndryshme për të bindur vendimmarrësit jo vetëm për ligjshmërinë e shoqatës, por edhe për seriozitetin e saj për tu bërë pjesë e kontribuar në misionin e saj.
  • Mbështetja e CIOR-it, aprovimi i drejtuesve të lartë ushtarake dhe stafit të MM të viteve 2000 – 2009 bënë të mundur pranimin e shoqatës sonë me të drejta të plota me 2009.

SHKUR i Shqipërisë dallohet nga shoqatat e tjera për faktin se vetë programi i saj nuk është vetëm për të mbrojtur të drejtat ekonomike të ushtarakëve, por është gjithashtu pjesë përbërëse dhe kontribuon për sigurinë kombëtare dhe integrimin në Bashkimin Europian mbi bazën e një marrëveshjeje dhe autorizimi që ka me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë duke qenë pjesë përbërëse dhe anëtare me të drejta të plota në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë të NATO-s (CIOR).

Mbështetja e CIOR-it, aprovimi i drejtuesve të lartë ushtarake dhe stafit të MM të viteve 2000 – 2009 bënë të mundur pranimin e shoqatës sonë me të drejta të plota me 2009 . 8 gusht 2009 kongresi miratoi kërkesën e shqipërisë për pranim me të drejta të plota në CIOR. Nga ajo periudhe rregullisht SHKURSH eshte pjese e aktiviteteve vjetore ne CIOR.

Arben Mollaj

Shefqet Kërcelli