Shoqata “Së Bashku Ne Mundemi”, që mbështet personat me aftësi ndryshe, organizoi në Durrës për herë të pestë aktivitetin “Fuqia dhe Roli i Gruas në Shoqëri”, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri.

Në aktivitet mori pjesë ambasadorja e Kinës, Pang Chunxue, e cila u mirëprit nga presidentja e shoqatës, Elsa Tasha. Gjatë aktivitetit u shpërndanë 160 pako ushqimore për gratë dhe vajzat anëtare të shoqatës, me një vlerë totale rreth 700 mijë lekë të reja.

Të pranishëm si të ftuar nderi ishin edhe deputetja Etleva Budini, si dhe Neriman Gjinali, Klementina Meçi, Jurida Kraja dhe familja Kuka.

Njoftimi i plotë:

Shoqata “Së Bashku Ne Mundemi”, që mbështet personat me aftësi ndryshe, organizoi për herë të pestë aktivitetin “Fuqia dhe Roli i Gruas në Shoqëri”, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri.

Ambasadorja Pang Chunxue dhe stafi i saj u mirëpritën nga Elsa Tasha, presidente e shoqatës, dhe stafi i saj, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj komunitetit dhe nismave humanitare të shoqatës.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë 160 pako ushqimore, me një vlerë prej 700.000 lekësh të reja, për gratë dhe vajzat anëtare të shoqatës.
Shoqata shpreh mirënjohjen dhe falënderon Ambasadoren Pang Chunxue dhe Ambasadën për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar, duke bërë të mundur realizimin e këtij aktiviteti humanitar që përforcon solidaritetin dhe fuqinë e gruas në shoqëri.

Të ftuar të nderit ishin deputetja Etleva Budini, zonjat Neriman Gjinali, Klementina Meçi, Jurida Kraja dhe Familja Kuka.

Shoqata uron:

“Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”