FIER- Shoqata e serbëve në vendin tonë ka hapur një zyrë të sajën në qytetin e Fierit. 

I pranishëm në këtë ceremoni ka qënë edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri. Miroljub Zariç, i cili duke folur për Preshevën, ka nënvizuar se i përmbahet deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme serbe.

Në këto deklarata akuzohet Shqipëria se po krijon destabilitet në rajon duke ‘ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë’, sic e quajnë ata rastin e heqjes së përmendores së UCPMB-së nga Presheva. 

Përsa i përket deklaratave të bëra nga Ministria e Jashtme e Serbisë për çështjen e Preshevës, ne iu përmbahemi atyre, pasi ne kërkojmë të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët por edhe me Kosovën. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kushti që Serbia të integrohet në BE. 

Zariç ka theksuar më tej se”Serbia është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale”. 

Gjatë hapjes së kësja zyre, ka folur edhe kreu i shoqatës së serbëve në vendin tonë Eqerem Duleviç.

Sipas tij, “Janë rreth 2500 anëtarë të komunitetit serb në qarkun e Fierit, pjesa më e madhe në jetojnë në Libofshë dhe në disa zona të tjera”, sic tha Duleviç.