Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi sot një prononcim për median, ku trajtoi çështjen e rritjes së përpjekjeve për mashtrime online të cilat përdorin të dhënat personale dhe bankare për të kryer veprime në internet.
Sipas informacionit nga bankat, janë identifikuar tre forma kryesore përpjekjesh për të mashtruar mbajtësit e një karte apo llogarie bankare:
Këto përpjekje mashtruese realizohen kryesisht përmes SMS-ve, email-eve dhe rrjeteve sociale, duke u kërkuar qytetarëve të ndjekin linqe të dyshimta. Nëse linqet ndiqen, mashtruesit kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., duke realizuar transaksione të paligjshme në favor të llogarive të tyre.
Në rast të mashtrimit, të vidhen të dhënat personale dhe ato të kartës bankare, plus dëmi financiar sepse transaksioni në para realizohet me sukses. Fatkeqësisht, ka pasur raste të raportuara ku individë kanë rënë pre e këtyre skemave mashtruese.
Për të mbrojtur veten nga këto mashtrime, AAB dhe bankat anëtare i këshillojnë qytetarët të ndjekin këto udhëzime:
Sipas njoftimit të Shoqatës së Bankave, bankat anëtare kanë ndërmarrë hapa konkretë për të informuar dhe mbrojtur klientët duke publikuar njoftime për ndërgjegjësim në rrjetet sociale dhe ATM-të dhe përmirësuar sistemet e sigurisë për të parandaluar këto mashtrime. AAB ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të ndjekur dhe adresuar këto raste mashtrimi.
“Ky bashkëpunim institucional së bashku me ndërgjegjësimin e klientëve bankarë, është i nevojshëm për të eliminuar rreziqet dhe rritur sigurinë financiare të qytetarëve.
Ftojmë çdo mbajtës të një llogarie apo karte bankare të jetë i vëmendshëm dhe të kontaktojë menjëherë bankën në rast të dyshimeve për mashtrim,” shprehet Shoqata e Bankave në njoftimin e saj.