Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë, me pankarta në duar pro reformës në drejtësi, ndodhen përpara parlamentit për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë sot reformën në drejtësi, si një prej reformave më të rëndësishme.

Një përfaqësi e shoqërisë civile ka kërkuar që të jetë e pranishme edhe në sallën e sotme të seancës plenare.

Policia e shtetit ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë qytetarëve, për të ruajtur rendin e qetësinë, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme.