Qentë endacakë të rrugës janë kthyer në një problem të madh publik në Durrës. Qytetarët durrsakë me ngulm kanë kërkuar pastrimin e rrugëve nga qentë rrugaçë që janë burim rrezikshmërie për popullatën. Jo vetëm rreziku i kafshimit është real, por i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse infektive që bartin.
Por një grup i shoqërisë civile ka protestuar para bashkisë së qytetit të Durrësit, për helmimin dhe asgjësimin me metoda të jashtëligjshme nga kjo bashki të qenve të rrugëve. Përfaqësuesi i kësaj shoqërie, Sazan Guri, ka akuzuar bashkinë për metodat që ka përdorur, të cilat i quan barbare.
Guri ka thënë se kanë të dokumentuar me filmime dhe videovrasjet masive të qenve në Durrës.
Në protesten e shoqërisë civile kanë marrë pjesë edhe nënshtetas të huaj.
K.H.





