Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës do të të organizojë në fund të këtij muaji një dëgjesën publike në lidhje me impaktin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të Qerretit.
Dëgjesa do të mbahet me 31 janar në orën 10:00 në Qerret.
Njoftim i plotë:
Në zbatim të VKM nr 419, datë 25.06.2014 “Për miratimin e tarifave dhe lejeve të mjedisit”, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a organizon dëgjesën publike në lidhje me impaktin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të Qerretit, Kavajë. Dëgjesa do të zhvillohet në datë 31.01.2023, ora 10.00 me komunitetin e njësisë administrative Qerret, pranë mjediseve të impiantit.





