Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat lidhur me shoqërimin e disa protestueseve që u konfliktuan me policinë mëngjesin e sotëm para Parlamentit.
Kryemadhi i bëri thirrje autoriteteve që të lëshojë protestuesit.
“Ne jemi këtu për të treguar që çdo ditë dhe më shumë frika dhe panikun që ka përfshirë Edi Ramën dhe grupin e tij. Ka shoqëruar mbi 14 djem që nuk kanë bërë asnjë gjë. Sot nuk ka pasur aspak dhunë dhe ka qenë një ditë plot dashuri. Frika e Ramës ka çuar Policinë e Shtetit për të arrestuar këta të rinj. Të dalin djemtë sa më shpejt, ne nuk lëvizim nga këtu”.





