Policia e Durrësit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me përplasjen në Manzë dhe shoqërimin në komisariat të bashkëshortit të kandidates për deputete të PD Manjola Luku, njëherësh nënkryetar i degës lokale të PD.

Sipas informacionit paraprak të policisë, “më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të  cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore”.

Ndërkohë pranë drejtorisë së policisë Durrës ka mbërritur edhe kreu i degës lokale Ferdinand Xhaferaj.