Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku 15 të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Konflikti ka nisur jashtë ambienteve të shkollës dhe më pas është zhvendosur në një tunel pranë pallateve te Pallati i Sportit.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa raportohet se situata ka qenë e tensionuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa prej të rinjve të përfshirë.
Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.