Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar policinë e shtetit se ka shoqëruar nga oborri i selisë blu anëtarë të Këshillit Kombëtar e zyrtarë të PD. Në një prononcim për mediat, Bardhi e ka konsideruar këtë një maskaradë me urdhër të Edi Ramës.

Janë ata poshtë. Ju më thoni se janë ata lart. Ata janë shefat. Policia e shtetit hyri në rol.  Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht. Në përfundim të veprimeve nga prokuroria janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Lanë disa policë në oborr dhe dua t’i pyes Sokrat Turtulli që është shoqëruar në polici dhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?”,– deklaroi Gazment Bardhi.