Shoqërohet në Komisariatin nr.2 të Policisë ish-deputeti Kastriot Islami.

Mësohet se policia ka shoqëruar Islamin pasi ish-deputeti është kapur pa maskë duke mos respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ish-deputeti është ndaluar nga efektivët, por nuk ka pranuar që të tregojë mjetin e identifikimit në mënyrë që të gjobitej me tre mijë lekë, si çdo qytetar që kapet pa maskë.

Për pasojë, efektivët e kanë shoqëruar në polici. Shoqërimi i Islamit është bërë te Diga e Liqenit në Tiranë.