Pas transmetimit të pamjeve shokuese në emisioni investigative “Stop”, ku një fëmijë 3-vjeçar dhunohej në kopshtin privat në Sauk, policia ka shoqëruar pronaren ndërsa ka nisur procedimin ndaj saj.
Mbi Anjeza Shabanin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve.
Prokuroria po kryen veprimet hetimore në bashkëpunim me policinë, ndërsa ende nuk dihet nëse më pas do të ketë edhe ndonjë urdhër-arresti.





