Prokuroria e Kurbinit ka përfunduar hetimet për ish-agjentin e Operacionales Jeton Lami. Lami akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ish-polici kishte shoqëruar mbretin e lojrave të fatit Ervis Martinaj para se të zhdukej dhe e kishte ndihmuar atë që t’i shpëtonte policisë.
Dosja penale pritet t’i dorëzohet gjykatës për gjykim paraprak.
Vis Martinaj ishte shpallur ne kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, cili tha se Martinaj i kishte paguar 500 mijë Euro për eliminimin e Indrit Dokles , atentat që nuk u realizua.