Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur burg pa afat për 2 të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, kur vrau oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxha.

Gjykata ka rrëzuar kërkesen e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama. Gjithashtu të rinjtë ishin në dijeni se autori i krimit mbante armë me vete.