ITALI, 20 prill 2013 – Shihej shpesh ndërsa shoqëronte dy prostituta rumune “në vendin e tyre të punës”.
33 vjeçari shqiptar Dritan Veliu është arrestuar nga karabinierët nën akuzën e favorizimit të prostitucionit.
Sipas karabinierëve italianë, i riu shqiptar që banonte në provincën Trentola Ducenta i shoqëronte dy vajzat rumune me automjetin e tij.
Në momentin e arrestimit atij iu gjetën me vete 250 euro, që mendohet të jenë paratë e siguruara gjatë një dite pune nga dy prostitutat 21 vjeçare.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





