Shoqja e ngushtë e familjes Kardashian, Larsa Pippen ka treguar së fundmi në një intervistë se ka dalë me partnerin aktual të Khloe Kardashian.
Në “Hollywood Raw”, ajo tregojë se “e njihja para se ta dinin ekzistencën e Tristan Thompson. Sapo kisha ardhur në Los Angeles, e solla në një festë që bëri Kim. Unë e prezantova me të gjithë.
Pastaj një javë më vonë, ose 10 ditë më vonë, ai filloi të shihte Khloé-n, e cila është në rregull, madje as nuk më intereson. Nuk më interesonte kurrë që Khloé ishte me të pas meje.”
46 vjeçarja mohon ta ketë takuar Tristan kohët e fundit.
“Unë kurrë nuk do ta bëja atë. Ky nuk është as personaliteti im. Unë i përshëndes Khloé dhe Tristan, që më në fund gjetën zgjidhje për gjërat e tyre. Unë mendoj se është mirë që ata po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet e tyre. Jam vërtet krenare për ta.”
Gjërat mes Larsa-s dhe familjes Kardashian kanë qenë të tensionuara këtë verë, kur ndjekësit vunë re se Kim, Kourtney dhe Khole nuk ndiqnin më shoqen e tyre në Instagram.
Burri i Kim, Kanye West, nëpërmjet një statusi në Twitter, shkruante dhe akuzonte Larsa-n për “larje truri” të familjes Kardashian kundër tij.
Khloe dhe Tristan u lidhën për herë të parë në 2016 dhe u ndanë në shkurt 2019 pasi dyshohet se ai puthi ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Ai gjithashtu thuhet se ka tradhëtuar Khloe-n disa ditë para se të lindte vajza e tyre, True, në Prill 2018.
Çifti thuhet se kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre mes pandemisë së koronavirusit.





