14 dhjetor 2014 – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kishte vendosur të dekoronte bashkë me Vito Kapon edhe Nexhmije Hoxhën e Rita Markon, por këto dy të fundit e refuzuan medaljen. Është vetë e veja e ish-diktatorit që deklaron se do të kthente mbrapsht çdo medalje që do t’i jepej.





