Një grup prej 10 personash, përbërë nga shqiptarë, italianë e marokenë ishin bashkë duke pirë e festuar natën e 1 shtatorit në një pub në Breshia, kur një nga vajzat e grupit, vodhi një birrë dhe e fshehu në xhup. Aty nisi gjithçka, e festa u kthye në një sherrnajë të paparë.

Vajza u pikas nga pronari i lokalit, i cili sapo e kapi me ‘presh në duar’, i kërkoi ose ta linte në vend, ose ta paguante.

Menjëherë i gjithë grupi t’i sulej pronarit dhe stafit të tij. Dëshmitarët në lokal e kanë treguar ngjarjen të frikshme, me një sherr që degjeneroi në dhunë, me karrige e sende të tjera.

Mediet italiane shkruajnë se mbërritja e policisë qetësoi gjendjen, ndërkohë që agresorët do të përgjigjen para drejtësisë.