Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions Leagues, që ka dhuruar sfida spektakolare.

Kështu, menjëherë do të kemi një finale të parakohëshme, mes kampionëve në fuqi, Realit dhe PSG-së, njërës prej pretendentëve kryesore.

Edhe Chelsea ishte disi i pafat, pasi do të gjejë përballë Barcelonën e Messit.

Juventusi nuk e shmangu dot përballjen me një kundërshtar anglez, ndërsa shorti i rezervoi londinezët e Tottenhamit.

Short mjaft i vështirë rezultoi për Baselin e Taulant Xhakës, që do të përballet me anglezët e Manchester City, një prej skuadrave më të forta të këtij viti.