24 prill 2015 – Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, Champions League, ka mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës kanë vënë përballë njëra-tjetrës 4 ekipet më në formë të kontinentit duke na premtuar emocione dhe spektakël në takimet e radhës.

Kampionët në fuqi të Real Madridit do të përballen me Juventusin, ndërsa finale e parakohshme është ajo mes Barcelonës dhe Bayernit.

Ndeshjet e para gjysmëfinaliste do të luhen në datat 5 dhe 6 maj, ndërsa ato të kthimit në datat 12-13 maj. Finalja e madhe luhet më datë 6 qershor në "Olimpya Stadion" të Berlinit. Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen dhe Juventus kanë për qëllim të bëhen skuadra më e mirë e Europës dhe kushdo që do të arrijë të ngrejë lart trofeun, do të jetë një kampion i denjë, të paktën për historinë dhe atë që përfaqësojnë si klube.

Dy gjysmëfinalet e Champions League 2014-15:

1. Barcelona-Bayern Munchen
2. Juventus-Real Madrid

Ja trofetë e katër ekipeve gjysmëfinaliste:

REAL MADRID – 10 trofe (1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1966, 1998, 2000, 2002, 2014)

BAYERN MUNCHEN – 5 trofe (1973–74, 1974–75, 1975–76, 2000–01, 2012–13)

BARCELONA – 4 trofe (1991-92, 2005-06, 2008-09, 2010-11)

JUVENTUS – 2 trofe (1984-85, 1995-96)

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/