Shmangen përplasjet e mëdha në cerekfinale të Champiosn League, ku gjithsesi nuk mungojnë përplasjet me rivalitet dhe sfidat derbi. Wolfsburg – Real Madridit, Bayern – Benfica, Barcelona – Atletico Madrid dhe Paris Saint Germmain – Manchester City, këto janë ciftet cerekfinaliste që favorizojnë klubet më të mëdha të kontinentit.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ishte me fat për Realin e Madridit dhe Bayernin e Mynihut, që pëshkuan kundërshtarët më të lehtë në këtë fazë të kompeticionit. Wolfsburgu që u kualifikua për herë të parë në histori në cerekfinale, ishte emri i parë i zbuluar nga goglat, që u rezervuan ujqërve një kundërshtar shumë të fortë si Reali i Madridit, me sfidën e parë që do të luhët në “Volkswagen Arena”. Me shumë fat edhe Bayerni i Pep Guardiolës, që ndryshe nga faza e 1/8 – tave ku eliminoi Juventusin, duhet të kalojë një kundërshtar shumë më të lehtë, sic është kampionia në fuqi e Portugalisë, Benfika, që në përplasjen e parë do të vizitojë “Allianz Arënën”.

Dy çifetet e fundit, ofrojnë shumë më tepër rivalitet, duke nisur që nga derbi i Spanjës, Barcelona – Atletico Madrid. Dy sezone më parë ishin pikërisht Los Colchoneros që eliminuan blaugranat në cerekfinale të Championsit, për t’u ndalur më pas vetëm në mbrëmjen e madhe të Da Luz, ku u mposhtën me përmbyste nga Reali i Madridit.

Në fund Paris Saint Germmain – Manchester Cityt, që përlasje mjaft tërheqëse, që i kampionët e Francës përballë një tjetër skuadre angleze pas eliminimit të Cheleat. Citizens, që u kualifikuan për herë të parë në cerekfinale, luajnë pa asnjë lloj presioni, ndaj është e vështirë të thuash se se parizienët janë favoritë.