Këtë pasdite është hedhur shorti për Champions League. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, skuadra e Interit do të jetë në një grup të vështirë. Së bashku me skuadrën italiane në grupin F do të jenë Barcelona, Borussia Dortmund dhe Slavia Praga. Kujtojmë se vitin që lamë pas Interi ishte në një grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV duke mos kaluar në fazat e tjera.

Paris Sën Zhermen dhe Reali i Madridit janë dy pretendentë kryesorë për trofeun, por do të sfidohen në grupin A edhe për kualifikimin. Francezët dhe formacioni blankos kanë një short relativisht të lehtë pasi konsiderohen të kalueshëm, përballë alternativave modeste Bryzh dhe Gallatasaraj.

Në grupin B, Bajern dhe Totenhem janë favoritë përballë oustiderve si Olimpiakos dhe Crvena Zvezda, ndërsa në grupin C Mancester Siti është pretendent kryesor me 3 të tjerët në lojë për vendin e dytë kualifikues. Short i lehtë edhe për Juventusin dhe Atletikon, dy forcat më të mëdha në hierarkinë e grupit D, që plotësohet gjithashtu me Bajer Leverkusen dhe Lokomotivën e Moskës.

Në grupin E, Liverpul kampion i Europës do të sfidojë Napolin, Salzburgun dhe Genkun, short i pranueshëm për Reds, ndërsa grupi F premton betejë. Barcelona, Dortmund dhe Inter do të vendosin për dy vende të kualifikuar. Sllavia e Pragës mund të konsiderohet e eliminuar pa luajtur fare. Grupi G pa asnjë emër të bujshëm, ndërsa në grupin H Celsi do të përballet me Ajaksin, Valencian dhe Lilën.