Skuadrat më të mira të Evropës njohin sot në orën 11.30 kundërshtarët e tyre në fazën me eliminim direkt të Champions League. Në Nion të Zvicrës, UEFA do të hedhë shortin për 1/8, ku rreziku duket i madh për disa ekipe.
Reali apo Milani ndodhen në vazon e dytë, ndërsa në të parën janë emra si Juventus, Barça, Mançester Junajtid, Malaga, Shalke, Paris SG, Bajern apo Borusia Dortmund. Ekipet e para do të ndeshen me të dytat, ndërsa nuk çiftohen ekipe nga i njëjti shtet si edhe që kanë qenë më parë së bashku në fazën në grupe.
Ndër skuadrat e vazod së dytë, emrat që do të donin t’i evitonin të gjithë janë ato të Real Madrid, të Milanit apo Arsenalit. Milani ndërkohë duket ekipi më i rrezikuar, duke parë emrat e vazos së parë.