Pas 3 viteve mungesë, Milani ripërqafon kompeticionet europiane. Shorti i turit të tretë kualifikues të Europa Leagues i hedhur në Nyon të Zvicrës i ka vendosur kuqezinjtë përballë rumunëve të Universitateas së Craiovës. Ndeshjen e parë skuadra e Montellës e cila ka ndryshuar tërësisht në këtë merkato duke u përforcuar me emra shumë të rëndësishëm do të luajë në transfertë në datën 27 Korrik ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në San Siro.
Milani edhe pse e nis aventurën shumë herët me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion dhe me emrin e madh që zotëron është një nga klubet favorite për ti shkuar deri në fund këtij edicioni të Europa League.Short shumë i vështirë për Osijekun e Eros Grezdës. Skuadra kroate nëse kalon turin e dytë, do të ketë përballë gjigandët holandezë të Psv Eindhoven në ruandin tjetër. Paoku i Ergys Kaces, është shortuar përballë ukrainasve të Olimpik Donetsk. Short i favorshëm për dy skuadrat franceze Olympique Marseille dhe Bordeuax.
Skuadra e Rudi Garcias do të ketë përballë belgët e Ostendes ndërsa Bordeaux ndaj fituesit të ciftit Nome Kalju-Videoton, me hungarezët që janë pothuajse të kualifikuar. Përballë të tjera pikante të ruandit të tretë të Europa League mund të konsiderohen edhe ato mes Dinamos së Bukureshtit dhe Athletic Bilbaos, Evertonit ndaj Ruzomberok ose Brann apo edhe Zenitit përballë Trencin apo Bnei Yehuda.