26 korrik 2015 – E mbarë bota u njoh dje nga Shënpetërburgu me shortin e eliminatorëve të botërorit “Rusi 2018”. Janë 183 skuadra nga e gjithë bota që do të luajnë shanset e tyre për një vend në finalet e këtij botërori, ndërkohë i vetmi vend i kualifikuar direkt në këto finale është Rusia si vend organizator i botërorit.
Në zonën e Europës garojnë 52 skuadra të ndara në nëntë grupe ku vetëm 13 skuadra kombëtare do të mund të kualifikohen për në botëror. Skuadrat e para të nëntë gupeve kualifikohen direkt, dhe katër skuadrat e tjera si skuadra të renditura në vend të dytë kualifikohen në botëror vetëm pas plejofit.
Ja nëntë grupet e zonës së Europës:
Grupi A
Holanda, Franca, Suedia, Bullgaria, Maqedonia dhe Luksengurgu
Grupi B
Portugalia, Hungaria, Zvicra, Letonia, Ishujt Faroe dhe Andora
Grupi C
Gjermania, Cekia, Irlanda e Veriut, Norvergjia, Azerbajxhani dhe San marino
Grupi D
Austria, Serbia, Uellsi, Gjeorgjia, Irlanda dhe Moldavia
Grupi E
Rumania, Danimarka, Polonia, Mali i Zi, Armenia dhe Kazakistani
Grupi F
Anglia, Skocia, Sllovakia, Malta, Sllovenia dhe Lituania
Grupi G
Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Litenshtejni
Grupi H
Bosnje-Hercegovina, Greqia, Estonia, Belgjika dhe Qipro
Grupi I
Turqia, Ukraina, Islanda, Kroacia dhe Finlanda.
Ndeshjet eliminatore fillojnë në shtator të vitit 2016 dhe përfundojnë në tetor të vitit 2017.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/