23 korrik 2015 – Të shtunën do të hidhet dhe shorti i Kupës së Botës, Rusi 2018, ndërkohë që e gjithë vëmendja jonë është se cilët do të jenë kundërshtarët e kombëtares sonë. Kualifikuesit do të përcaktohen nga të gjithë kontinentet dhe sigurisht që me numrin më të madh të kombëtareve është Evropa, që do të përfaqësohen me gjithsej 13 kombëtare, Afrika me 5 kombëtare, Azia me 4.5, Amerika Latine me 4.5, Amerika Qendrore dhe Veriore me 3.5 dhe Oqeania me 0.5.

Në bazë të rregullores së FIFA-s, Kombëtaret nuk do të mund të përballen me kombëtaret tjera me të cilat gjenden në vazon e njëjtë.

Shorti më i vështirë i mundshëm: Shqipëri, Gjermani/Spanjë, Itali/Francë, Turqi, Bjellorusi, Gjeorgji.

Shorti më i lehtë i mundshëm: Shqipëri, Rumani, Islandë, Ishujt Faroe, Qipro, San Marino.

Ndeshjet e para do të luhen ndërmjet 4 dhe 6 shtator të vitit 2016 dhe ndeshjet e fundit të grupit do të luhen ndërmjet 8 dhe 10 tetor, 2017. Kurse Kampionati Botëror do të luhet nga 14 qershor-15 korrik 2018 në Rusi.

Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.

Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.

Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.

Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.

Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.

Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andora.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/