Shumë kombëtare, ashtu si ajo e jona, kanë ëndërr kualifikimin në Kampionatin Botëror, një event që nuk është prekur nga afër.
Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare do të përgatitet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n, do të marrë formë ditën e nesërme, aty ku në Zyrih, do të hidhet shorti i kualifikueseve, duke nisur nga ora 12:00.Nga konfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe.
Sa i përket shortit, Shqipëria është në vazon e tretë dhe gjithsej do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Nëse kuqezinjtë shortohen në një grup me katër skuadra, eliminatoret do të nisin në muajin mars dhe nëse grupi do të jetë me pesë, ndeshjet do të luhen nga shtatori deri në nëntor.