11 dhjetor 2014 – Tani që u mësuan 16 ekipet e kualifikuara për në fazën me eleminim direkt të Champions League na mbetet vetëm të presim shortin e së hënës për të mësuar edhe çiftet e rradhës.
Ekipet janë ndarë në dy vazo në varësi të pozicionimit të tyre në grupe: në vazon e parë bëjnë pjesë Atletico Madrid, Real Madrid, Monaco, Borussia Dortmund, Porto, Barcelona, Chelsea dhe Bayern Munchen, ndërsa në vazon e dytë Juventus, Basilea, Bayer Leverkusen, Arsenal, Shakhtar Donetsk, Manchester City dhe Schalke 04. Me Juventusin, Manchester City-n dhe Arsenalin në vazon e dytë priten përballje me të vërtetë interesante. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në datat 17, 18, 24 dhe 25 shkurt dhe në 10, 11, 17 dhe 18 mars.





