E ftuar në emisionin “Ellen Tv Show”, Kris Jenner u vu përballë disa pyetjeve lidhur me familjarët e saj, duke u detyruar të zgjedhë mes vajzave të saj.

Sipas lojës, ajo duhet të plotësonte vendet bosh në disa fjali.

“Vajza e ime e preferuar është ____”- u shfaq në ekran, ndërsa Jenner u përgjigj: “Për sot, Khloe”.

Asnjë nga vajzat e Kris nuk ka reaguar pas deklaratës së mamasë dhe ende s’dihet si e kanë pritur faktin që Khloe ishte e preferuara e saj e ditës.