Manjola Nallbani zbulon notën me të cilën ka vlerësuar Elvana Gjatën si studente

10/05/2021 - 14:01

Manjola Nallbani përveçse është një këngëtare e talentuar është edhe pedagoge në Akademinë e Arteve. E ftuar në “E Diell”, Manjola hodhi poshtë zërat se është “shumë e rreptë” si pedagoge.

“Unë nuk jam as nga ato që ngel, as nga ato që përpiqen të bëjnë të vështirën që të më lusin që t’i kaloj dhe që të më fusin miq që t’i kaloj dhe këtë nuk duhet ta bëj se e marrin lehtë fare në vazhdim.

Unë besoj që komunikoj shumë me to dhe u them se nëse bëjnë një shkollë të tillë në ditët e sotme, duhet ta bëni me gjithë shpirt, duhet ta keni me shumë pasion, duhet ta doni më shumë se unë.

Sepse ato janë vite të jetës tënde që ti duhet të investosh në maksimum të përkushtimit tënd dhe e dyta janë dhe ato para të prindërve të shkretë që është shumë gjynah t’i shpërdorosh”-, tha këngëtarja.

Për brezin e këngëtarëve pas vitit 2000 ajo veçoi Elvana Gjatën, të cilën e ka pasur studente.

Ajo zbuloi se Gjata ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte dhe se që atëherë ka arritur ta spikasë potencialin muzikor që ajo ka.

Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi,”- u shpreh Manjola.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Babai i Ledrit, Agroni feston sot ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet e veçanta nga bashkëshortja e tij Xheraldina dhe nga L

Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emsionin "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, por gjërat nuk kanë shkuar mirë gjatë inte

Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug do të bëhet së shpejti baba.

Kim Kardashian ka shpjeguar arsyen pse u divorcua nga Kanye West.

Modelja Irina Shayk dhe reperi Kanye West nuk e kanë konfirmuar ende romancën e tyre, por fotot e shkrepura nga paparaci kanë zbuluar gji

Ermal Meta ka shënuar një tjetër super sukses dhe s’mund të na bënte më krenarë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, pasi ditët e fundit kanë vendosur të jetojnë së b

Këngëtari i dashur për publikun, Shpat Kasapi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me të fejuarën, Selvije Jao.

Kohët e fundit është përfolur në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në "Big Brother" pasi ka patur një konflikt mes tij dhe Arbanës.

Megjithëse pa përfunduar ende divorcin nga gruaja e tij e gjashtë vjetëve Kim Kardashian, reperi Kanye West është fotografuar me supermod