Sipas deklaratave të Hillary Mandel e cila është autorja e familjes mbretërore britanike dhe ka shumë burime brenda pallatit, princi William mund të mos arrijë kurrë të bëhet mbret! Kjo për shkak se skandalet e shumta, sidomos ato të Harryt në vitin e fundit kanë bërë që asaj ti humbasë rëndësia.

“S’di edhe sa do të zgjasë. Nuk jam i sigurt nëse William do të ulet në fronin e mbretit. Fundi i një epoke po vjen,“-tha Mandel. Autorja madje shtoi se vetëm mbretëresha Elizabeth besonte vërtet në monarki.

Mandel, gruaja e parë që ka fituar dy herë çmimin Booker për romanin më të mirë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar, e mbylli parashikimin e saj me: Monarkia ka rënë në “grackën” e rrethit vicioz të vetë-ndëshkimit.