Prej disa ditësh boksieri Kristian Prenga po përflitet për një lidhje dashurie me ish-banoren e “Big Brother”, Rike Roçi.

Ndonëse mediat shkruanin më parë, dyshimi u përforcua nga urimi që bukuroshja durrsake i bëri boksierit për ditëlindje krahas fotos ku kishin pozuar së bashku.

“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, shkruante Rike.

Mirëpo, Kristian Prenga përmes një postimi në Instastory tregon se Riken e ka vetëm shoqe dhe asgjë më shumë.

“Mirë që au paska konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar asgjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të lig. S’keni çfarë të bëni edhe merreni kot me njerëzit. Po pyesni njëherë përpara se të bëni lajmin, sepse s’ia keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt ju. Turp t’ju vijë.”– shkruan boksieri.