Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit në Instagram në lajm shumë të rëndësishëm për karrierën e saj.

Ajo është një nga emrat që do të prezantojë Festivalin e Sanremos këtë vit bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno etj..

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa.

Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt. Mediat italiane kanë shkruar për përzgjedhjen e prezantueses shqiptare dhe thonë se ajo përveçse e bukur është perfeksioniste dhe meriton te jetë krah emrave të rëndësishëm.