Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj shijon ditët me diell të tetorit në qytetin e Durrësit.

Këtë të shtunë më 19 tetor, i shoqëruar me të vëllanë Dautin; kryetarin e Rahovecit Smajl Latifin; zëvendësministrin Rexhep Kadriun dhe me sekretarin e AAK-së Xhavit Alijaj, Haradinaj po pi kafe në kompleksin “Grand Blue Fafa Resort & SPA”.

Fotografia u postua nga anëtari i kryesisë së AAK-së, Kushtrim Brahimaj.