Edhe këtë prag 8 Marsi, ashtu si çdo vit, u zhvillua ceremonia për shpalljen e 10 grave më të suksesshme të qytetit të Durrësit përgjatë vitit që lamë pas.

Aktiviteti që mban vulën e ideatores dhe mikes së çmuar të grave, Myzejen Konduri, ka vlerësuar gra me kontribute të veçanta në fushat ku ato ushtrojnë profesionin apo biznesin e tyre.

Gjatë fjalës së saj, organizatorja e eventit theksoi se gratë e suksesshme sot dhe në vite, janë gjerdani më i bukur i vlerave, që na motivojnë e frymëzojnë.

“Nuk do të jemi shpërfillëse ndaj britmave të dëshpëruara të grave të dhunuara prej burrave vrasës që masakrojnë me egërsi duke shuar jetë, dukë shkatërruar familje dhe ndaj ulërimave të fëmijëve të bullizuar. Uroj që të këmi sa më shumë gra që shkëlqejnë në punën e tyre. Uroj që motoja jonë për vitin 2025 të jenë fjalët e arta, së bashku me më shumë dashuri, mirëkuptim e suksese që ndriçojnë jetën tonë”.

Biznesmenja Eleni Babameto, e ftuara e nderit gazetarja Anila Basha dhe Myzejen Konduri, shpërndanë certifikatat me titujt “Nderi i Punës” për 10 gra nga fusha e Biznesit, Mjekësisë, Arsimit etj. që me punën e përkushtimin e tyre janë shembull për t’u ndjekur si:

  • 1.Denisa Luarasi- Specialiste Sigurimesh
  • 2.Aitanka Bardhi- Pediatre
  • 3.Dr.Valbona Sakollari- Drejtuese Biznesi & Lektore
  • 4.Doriana Nikolla – Ekonomiste
  • 5.Katerina Kordha – Administratore “Dea Confection”
  • 6.Xheni Hoxha – Farmaciste
  • 7.Feruze Karamani- Biznesmene
  • 8.Rezarta Gjergji- Mësuese
  • 9.Shqiponja Meta – Avokate
  • 10.Jonida Spaho- Stomatologe

Aktiviteti shërbeu gjithashtu edhe për mbështetjen e 20 familjeve në nevojë, dhe u plotësua hareshëm me pjesëmarjen e sopranes durrsake Luljeta Estrefi, këngëtareve të mirënjohur Valbona Halili dhe Erik Lloshi, si dhe lojës së kuartetit të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”.