Prej 25 vitesh është kthyer në një traditë të bukur në Durrës, që në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të shpallen 10 gratë më të suksesshme të qytetit.

Ashtu si dhe vitet e kaluara, projekti “Gratë e  suksesshme” ka vlerësuar gra në profesione të ndryshme, që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në shumë fusha të jetës.

Organizatorja e këtij eventi, Myzejen Konduri vuri theksin në rëndësinë që ka vlerësimi i kontributit të grave në shoqërinë tonë, për të fuqizuar edhe më shumë zërin e tyre.

Mes grave të vlerësuara me titullin “Nderi i punës” kishte biznesmene, profesioniste të lira, artiste, mjeke etj, që me punën e përkushtimin e tyre janë shembull për t’u ndjekur:

1.Manjola Bardhi – Mjeke onkologe

2.Mirela Karruli – Biznesmene

3.Entela Luku – Menaxhere

4.Andia Xhunga  – Regjisore

5.Jurida Kraja – Stomatologe

6.Jorina Zoga – Dr Laboratori

7.Aferdita Mehmeti – Punonjëse Sociale

8.Sllavka Kurti – Pedagoge

9.Manjola Resnjaku – CEO

10.Majlinda Cuce – Ekonomiste

Një e ftuar speciale e këtij eventi në nderim të grave ishte dhe shkrimtarja Helena Kadare, të cilës iu rezervua një nderim i veçantë duke u vlerësuar me titullin “Simbol i gruas”.

Aktivitetit i dhanë më shumë larmi disa nxënëse të shkollës teknologjike “Hysen Çela”, që sfiluan me veshjet e realizuara prej tyre me materiale të riciklueshme si dhe interpretimi i emrave të njohur të skenës si Olta Boka, Erik Lloshi dhe Sardi Struga.

M.B.